1991 aty ku filloi githçka

Pas një pune relativisht të gjatë në lëmin e përpunimit të brumërave, z. Binak Çoça vendos të hap furrën me emrin OREX. Fillimisht si biznes i vogël familjar, por, më pas, pas kërkesave të shumëta nga vet konsumatori, rritja erdhi natyrshëm.

Përgjat viteve 2002 – 2012, OREX vetëm u rrit. Fillimisht me 3 pikat e saja në Ferizaj. Duke parë kërkesën në rritje e sipër, vendosëm që biznesin tonë ta zgjerojmë me 3 pika të reja. Një në rrugën Gursel e Bajram Sylejmani, një në rrugën Enver Topalli dhe një në rrugën Epopeja e Jezercit. Deri në kohën kur po flisnim, OREX numëronte mbi 50 të punësuar.

sample-36

Për 26 vite me radhë ushqehemi së bashku

Populli i Kosovës më së miri e njohin cilësinë, shërbimin dhe seriozitetin e punës tonë.

16729592_10208428586817069_2073516694_n

Dashuria jonë për ushqimin

 

OREX Plus filloi punën në Qershor 2016 dhe startuam me 10 të punësuar. Përvojën e fituar përgjat viteve ‘90-ta dhe më pas gjer më 2015 vendosëm ta kurorëzojmë me fabrikën e re. Aktualisht prodhojmë petë për pite dhe tre lloje të keksave.

Peta për pite, është njëherit edhe produkti ynë i parë. Peta për pite është krejtësisht natyrale dhe përmbanë vetëm miell gruri dhe kripë. Paketimi i cilësisë më të lartë dhe mënyrat më bashkëkohore të përdorura në paketim e bëjnë më të veçant nga të gjitha petët e tjera prezente në treg. Çdo paketim i petëve peshon ± 5% 500 gram.
Petët tona duhet domosdoshmërisht të rëhen në frigorifer. Afati i qëndrueshmërisë në frigorifer është 30 ditë nga dita e prodhimit, ndërsha të ngriera deri në 180 ditë. Petët janë të prera në formë katërkëndëshe. Dimensionet e petëve janë 40cm x 30 cm. Edhe pse të prera në formë katërkëndëshi, peta është mjaft elastike për ti dhënë forma të ndryshme gjat gatimit. Kapaciteti momental i prodhimit është 200 kg/h.